.
×

‘Xhbanja’ e serialit “O sa mirë” tregon për herë të parë pse u nda nga bashkëshorti



Arjola Demiri u bë e njohur falë serialit vendor “O sa mirë”, shkruan GazetaBlic.Me rolin e “Xhbanes” ajo arriti të pëlqehej shumë nga publiku shqiptar, por këtë vit ajo do mungojë pasi nuk do jetë pjesë e serialit.E ftuar në emisionin “Mirage” ajo ka folur edhe për jetën e saj private, duke zbuluar më shumë nga ndarja me bashkëshortin e saj me të cilin kanë plot gjashtë vite që janë ndarë.

“Arsyeja ka qenë tradhtia. Nuk kemi ndonjë raport kush e di se çfarë” u shpreh Arjola, duke treguar se madje nuk takohen me njëri tjetrin pasi nuk kanë arsye pse të takohen.