.
×

Xhaka tregon kush ua pagoi dënimin për festimin me shqiponjë kundër Serbisë



Para pak çastesh është mbyllur ndeshja revyale mes skuadrave të Xhakës e Rashicës.Ky takim përfundoi 4-4, me të dyja skuadrat që dhuruan spektakël, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, futbollisti i Arsenalit mbajti një konferencë për media, derisa për herë të parë tregoi se kush u’a pagoi dënimin, atij dhe Shaqirit, që festuan me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë, në kampionatin botëror Rusi 2018.

“Nuk ishte një ndeshje si tjerat. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, tha Xhaka.“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”.