.
×

WTF, Donika Kadaj kthehet paturpësisht në AAK



Botapress, 14 Mars

U pa t’i qëndrojë afër Albin Kurtit, gjatë seancës të së mërkurës në Kuvend të Kosovës, por Donika Kadaj-Bujupi ia kthej shpinën kreut të VV’së, për tu kthyer në shtëpinë e vjetër. Deputetja i është bashkuar sërish AAK’së.
Lajmin për rikthimin e Kadaj-Bujupit në partinë e tij e ka dhënë vetë Kryeministri Rammush Haradinaj.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar kreu i AAK’së në facebook.

Donika Kadaj-Bujupi ishte konsideruar për vite të tëra personi më besnik i Ramush Haradinajt, por ajo në prill të 2016 ishte larguar nga AAK’ja për t’iu bashkuar VV’së.

Kadaj që dikur derdhte lot për Haradinajn, kur ky u bë kryeministër, deri më sot, ka qenë e zëshme në kundërshtime ndaj tij si shef i ekzekutivit, madje edhe e ka konsideruar disa herë si pjesë e “Klanit Pronto”.