.
×

Wijnaldum i kënaqur me fazën në të cilën po kalon Holanda



Georginio Wijnaldum është shprehur optimist në lidhje me skuadrën e Holandës para ndeshjes që kjo e fundit luan me kombëtaren e Gjermanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Me Ronald Koeman në krye të stolit të “tulipanëve”, duket se edhe harmonia në skuadër është më e mirë.

“Ishte gjithmonë kënaqësi të luaja për ekipin kombëtar holandez,” ka thënë fillimisht Wijnaldum, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net. “Por tani jemi më afër së bashku sepse pothuajse çdo lojtar është nga e njëjta gjeneratë. Ne i pëlqejmë të njëjtat gjëra. Nuk ka ndonjë hendek të madh midis lojtarëve”, deklaroi tutje ai.

Ndeshjen e kaluar kundër Gjermanisë, Wijnaldum ishte në listën e realizatorëve, ku kishte shënuar golin e tretë.