.
×

Weber: Mogherini, personi kyç që inicioi shkëmbimin e territoreve



Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç e cila jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, sipas Bodo Weberit. Weber nuk beson se pas kësaj fshihet një agjendë politike. Ai ka thënë se Mogherinin dallon në përvojë nga ish-Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton.

“Personi kyç i cili inicioi shkëmbimin e territoreve është znj. Mogherini. Kjo është absolutisht shumë e rëndësishme që të përmendet. Kishte një ndryshëm rrënjësor në mes të znj. Ashton dhe znj. Mogherini përveç teknikës së negocimit, është që znj. Ashton asnjëherë nuk lejoi nga Beogradi ose kushdo tjetër që të rihapë çështjen e statutit. Znj. Mogherini asnjëherë nuk iu përkushtua këtyre principeve, këtyre principeve të pa tundura, të cilët nuk ishin asnjëherë të shkruara në marrëveshje mirëpo u bën të qarta në 2012-2013 nga Berlini, Londra dhe Washingtoni te Prishtina dhe Beogradi por kryesisht te Beogradi dhe që ata e pranuan atë”, tha Weber.

Sipas tij, komisioneri Johannes Hahn nuk ishte i përfshirë fare në procesin e dialogut deri në vitin e kaluar kur dy presidentët filluan të flasin publikisht për idenë e shkëmbimit të territoreve. Weber madje tha se Mogherini e ka mbyllur procesin e dialogut nga shtetet tjera anëtare. Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor në një intervistë speciale për Rubikon të KTV-së ka thënë se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vetë.

“Kjo nuk ka të bëjë me çfarëdo agjende, është thjeshtë për ta shpëtuar fytyrën e vetë, për ta shpëtuar karrierën dhe reputacionin prej këtij procesi ku vetë e ka shkatërruar këtë proces dhe je akter kyç i përgjegjshëm për shkatërrimin e tij dhe në fund, e dini, duhet të prezantojë një marrëveshje finale që mos të duket keq, kjo është diçka që është në gjene të institucioneve të BE-së, ata nuk gabojnë kurrë”, ka deklaruar ai.

“Për t’u shënuar ne histori”, tha Weber i pyetur se pse Mogherini i shkoi prapa gjithë idesë për kufijtë.