[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Walker ia “mësyen” Vetëvendosjes



Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka arritur në zyrat qendrore të LV-së në Prishtinë aty ku për pak pritet që të takohet me kreun e partisë, Albin Kurti, raporton Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.Walker një ditë më parë është takuar në LDK edhe me nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ndërsa ka folur edhe për mundësinë e krijimit të koalicionit LDK – LV.

Ai është shprehur optimist se koalicioni mes dy partive mund të ndodhë.

Përveç Walker dje në LDK ka shkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Phlip Kosnett. Ai ka përsëritur kërkesën e SHBA-së që sa me shpejtë të krijohen institucionet e reja.

Menu Title