.
×

VV organizon mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës



 

 

Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë zgjedhjet e brendshme, të dielën do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës.

Sipas njoftimit të VV-së kjo mbledhje do të mbahet pranë Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke filluar nga ora 14:00.

“Ftojmë të gjithë anëtarët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës të marrin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.