.
×

VV e LDK nisin takimin gjashtë flasin për politikat sociale



Botapress 7 Nëntor – Grupi punues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë arritur te zyret e VV-së ku do të mbahet takimi i gjashtë në mes të grupeve punuese për koordinim të programit qeverisës.

Sot ndërkaq u bë e ditur se do të diskutojnë për politikat sociale.

Dy grupet punuese sipas deklarimeve të tyre pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve që është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se brenda 10 ditëve do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme./