.
×

Vuçiqi si Millosheviqi: “Askush nuk guxon t’i ngucë serbët në Kosovë”



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dikur Sllobodan Millosheviqi, ka deklaruar sot në Vërnjaçka Banjë, se shteti nuk do të lejojë që dikush t’i ngucë serbët në Kosovë.

Ai ka shtuar se populli serb në Kosovë po kërcënohet çdo ditë, ndërsa ka përmendur parullën e tij tashmë të njohur e demagogjike se “Serbia është për ruajtje të paqes e të stabilitetit”, ndërsa ka shtuar se këtë nuk duhet marrë si shenjë dobësie dhe se nuk do ta lejojë Kosovën ta sulmojë popullin tonë.

“Në Kosovë kemi njerëz që sillen me papërgjegjësi, nuk e kanë plotësuar atë që shkruan në marrëveshjen e Brukselit. Detyrimin e vetëm të Bashkësisë së Komunave serbe, pastaj kanë vënë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë me dëshirën që ta shkatërrojnë popullin serb në Kosovë, që ta dëbojnë nga vatrat shekullore dhe t’i sjellin dëm Serbisë. Ne këtë dëm mund ta përballojmë, por nuk do të heqim dorë nga ruajtja e interesave tona kombëtare e shtetërore”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.

Sipas ti, “Serbia nuk po shet trimëri aspak, sikur disa që dikur shinin trimëri e pastaj ikën ku këmbët kryet”.

“Çdo ditë po na kërcënojnë me bashkimin e Mitrovicës, porosia jonë është e qartë- do ta ruajmë paqen, por mos mendoni që kjo është shenjë e dobësisë, nuk do t’iu lejojmë as juve dhe as askujt ta sulmoni popullin tonë” .

Millosehviq në vitin 1986 kishte qëndruar për vizitë në Fushë – Kosovë dhe atëherë u kishte thënë serbëve: “Askush nuk guxon t’ju rrahë” duke paralajmëruar kështu sulmet institucionale, policore u ushtarake kundër Kosovës.