[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiqi i frikësohet Kurtit: Deklaratat e tij kanë qenë tre herë më të këqija se ato të Thaçit dhe Haradinajt



Presidenti serb Aleksandër Vuçiq e pranoi se i druhet Albin Kurtit, dhe arsyen perse, ia tregoi të përditshmes austriake “Der Standard”.Vuciq foli aty për një një sërë çështjes që po e shqetësojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përshirë dialogun Prishtinë-Beograd dhe ngecjen e procesit integrues.

Por më tej gjatë intervistës së zbardhur nga gazetaexpress, u prek dhe çështja e ardhjes në në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe mundësia e heqjen e taksës së shumëdiskutuar mbi produktet serbe e vendosjes së reciprocitetit.“Nëse Kurti dëshiron të rregullojë diçka, atëherë le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh ai për “Der Standard”. Por kreu i shtetit serb e pranoi se i druhet një zhvillimi të tillë dhe ndikimit që mund të ketë në dialog, pasi sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV-së “janë më të ashpra se ato të ish kryeministrit Haradinaj dhe të presidentit Thaçi.

“Kam frikë për ndikimin që mund të ketë në dialog. Ditët e fundit, deklaratat e tij publike kanë qenë tre herë më të këqija se ato të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë Vuçiq. Kurti deklaroi muajin e kaluar se tarifa 100% mund të hiqet, por jo pa u vendosur më parë reciprociteti i plotë.

Menu Title