.
×

Vuçiq udhëton në Tiranë, atje do ta takojë Mogherinin



Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Takimi mes Vuçiqit dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media.

Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiq në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.

Edhe tek takimi mes Vuçiqit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.