.
×

Vuçiq për Kosovën: Pranojmë kompromise, por jo poshtërime



 

Botapress, 26 prill- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Beograd ka folur edhe mbi projektet e infrastrukturës.
Vuçiq ka thënë se është diskutuar për autostradën Nish-Prishtinë e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin.

Sipas tij, lidhja e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë, përcjellë lajmi.net.

Ai ka treguar që projekti i financuar nga Serbia është 77 kilometra i gjatë dhe kushton rreth 350 milionë euro.

Sa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq ka thënë se Serbia mund të pranojë çdo kompromis por jo poshtërimin e saj.

“Ne duhet të luftojmë që fëmijët tanë të mos e kenë të njëjtin problem që e kemi ne sot”, është shprehur Vuçiq.