.
×

Vuçiq: Nuk mendoj se është reale që Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës



Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se ai nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.Duke komentuar deklaratat e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, se ai do të ngrisë çështjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vuçiq tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që sipas tij janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

“Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun, përjcell rel.

Të mërkurën, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë vizitës në Beograd, tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.