.
×
foto (4)

Vuçiq mund ta anulojë pjesëmarrjen në Srebrenicë, shkak pasiguria



Mbetet e paqartë nëse kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 11 korrik do të merr pjesë në mbledhjen komemorative në 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, raporton televizion serb, “Pink”.

Mundësia e cenimit të sigurisë nga ana e grupeve joformale dhe atmosfera që është krijuar në Sarajevë pas dështimit të miratimit të Rezolutës në Këshillin e Sigurimit për gjenocidin në Srebrenicë, janë arsyet e dyshimit për pjesëmarrje, transmeton Indeksonline.

Vendimi përfundimtar do të merret gjatë ditës së nesërme.

Vuçiq para dy dite ka njoftuar se Qeveria e Serbisë unanimisht ka marrë vendim që ai ta përfaqësojë Serbinë më 11 korrik në Srebrenicë