.
×

Vuçiq: Kam një propozim, por nuk do të jetë “Të dashur shqiptarë, do t’u japim gjithçka”



Botapress, 20 Shkurt – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sonte se nuk dëshiron të jetë pjesëmarrës në diçka e cila mund të shkaktonte luftë.

 

Por ai ka thënë se një propozim që e ka në plan ta bëjë e që lidhet me Kosovën, nuk do të jetë: “Të dashur shqiptarë, do t’u japim gjithçka”, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

 

“Mund të iu them se kam një propozim. Pa të mund të kemi një konflikt të ngrirë”.

 

“Për zgjidhjen me Kosovën, do ta them gjatë prillit. Paraqitjen e propozimit do ta bëjë në prill pra, sepse atëherë mendoj se do të kemi ide pozitive në zgjidhjen e çështjes”.