.
×

Vuçiq flet pas takimit trepalësh në Bruksel, përmend policinë e Kosovës dhe veriun



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka kompetenca në veri të Kosovës dhe se kjo është dëshmuar me rastin e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb nga Kosova i cili u vra disa muaj më parë në pjesën veriore të Kosovës.

“Policia e Kosovës ka pasur tërësisht përsipër hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. A është kështu apo jo?”, tha Vuçiq. Pastaj vazhdoi me ironi:”Fatkeqësisht për juve [në Kosovë v.j] kjo është e vërteta, por është mirë nëse ju më thoni se unë kam të drejtë për këtë”.

“Policia e Kosovës nuk ka autoritet dhe kompetenca në Mitrovicën Veriore dhe tani unë do të merrem me rastin e Oliver Ivanoviqit! Unë do të kujdesem për këtë çështje!”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur për daljen në publik të Vasfije Krasniqit, viktimës së dhunës seksuale në luftën e Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është marrë me kriminelët e vetë të luftës, por ka shtuar se Kosova nuk po bën diçka të tillë.

“Ka shumë njerëz që janë dënuar për krime lufte, por asnjë nga Prishtina dhe ka shumë kriminelë lufte nga Prishtina, që kanë dhunuar serbë e kanë vrarë, kanë bërë transportim organesh organe në Tropojë e Kukës. Serbia u mor me kriminelët e luftës dhe ne do të merremi gjithmonë me kriminelët e luftës, por pala tjetër asnjëherë nuk e bëri këtë”, ka thënë Vuçiq.

/Insajderi.com