.
×

Vuçiq flet pas sëmundjes: Jam një i sëmurë kronikë!



Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë spekulimet sot se çështjet e gazetarisë ishin arsyeja për shëndetin e tij.

“Gazetarët nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen time shëndetësore. Unë jam i sëmurë në mënyrë kronike, plus i kam problemet aktuale. Kjo është gjëja ime dhe askush nuk ka të bëjë me të,” tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.I pyetur nga reporterët e TV N1 për të komentuar pretendimet se gazetari i këtij televizioni, Miodrag Sovilj ishte “fajtor” se ai u shtrua në spital të premten pasdite dhe nëse ishte e drejtë të fajësohen gazetarët, Aleksandar Vuçiq u përgjigj: “njeriu i televizionin tuaj nuk ka asnjë lidhje me gjendjen time mjekësore”.