.
×

Vuçiq e thumbon keq, Haradinaj kundërpërgjigjet



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic ka dhënë datën 6 maj si afat të fundit për t’u hequr taksa ndaj mallrave serbe nga Prishtina. Ai madje ka kërcënuar se nëse deri me këtë datë Prishtina nuk vepron, atëherë Serbia do marrë masa, raportojnë mediat serbe.

Ultimatumit të Vuçiqit, iu kundërpërgjigj Kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri është kundërpërgjigjur: “Në vend të ultimatimeve, t’i kthehemi tavolinës dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke. Deri tani ulimatumet, kërcënimet nuk japin rezultatet e duhura në Ballkan.”

Ai në një intervistë dhënë Klan Kosovës ka thënë se nuk e di saktë se për çfarë masash po auludon Serbia, por pret pajtim dhe njohje reciproke në kufijt ekzistues.