[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vuçiq “dorëzohet” për dialogun



Botapress, 13 Mars-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se me miratimin e platformës tregoi se është kundër dialogut dhe kështu shënoi fundin e tij.

Sipas tij, askush nuk i din lëvizjet e ardhshme të Kosovës mirëpo ka potencuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.Këto deklarata, Vuçiq i ka bërë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borel. Ndërkohë, Borel ka thënë se Spanja është kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës por e mbështet kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi në mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell lajmi.net.

Presidenti serb vazhdon të pretendoj se Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit ndërsa ka akuzuar Kosovën pse ka vendosur taksë 100 për qind.Tutje, ai ka shprehur mirënjohje ndaj Spanjës për qëndrimin e saj karshi Kosovës.

Menu Title