.
×

Vuçiç: Me guxim do t`i prezantojmë popullit një zgjidhje për Kosovën



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se qeveria serbe në seancën e ardhshme do të bie dakord mbi kushtet teknike të nevojshme për dialogun e brendshëm mbi Kosovën, të cilin e ka inicuar ai dhe se propozimi për këtë çështje do t`iu paraqitetit qytetarëve.

“Mbrëmë kam biseduar me Kryeministrien dhe në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të sigurohen të gjitha kushtet teknike për të nisur gjithçka për të cilën kemi biseduar, do të organizohet një grup pune për të siguruar logjistikën dhe pastaj do të fillojmë me të gjitha këto”, transmeton Klan Kosova

” Do të kemi durimin për të dëgjuar gjithçka dhe pastaj do të jemi të guximshëm për të lëvizur me një propozim që do t’i prezantojmë popullit tonë “, tha ai në përfundim të Forumit të Sigurisë të Beogradit, raportojnë mediat serbe.