.
×

Vritet në Irak personi që e kishte kërcënuar Pal Lekajn me heqje koke (Foto)



Kishte kërcënuar me heqje koke Pal Lekajn, derisa vrau veten dy ditë më parë në Irak duke vrarë 36 kurdë në një sulm vetëvrasës.

Është ky Bujar Avdija, shqiptari i fundit që ka vdekur në Irak. Dy ditë më parë ai realizoi një sulm vetëvrasës në vilajetin e Salahudinit në veri të Irakut duke lënë të vrarë 36 ushtarë kurd të PK-së, raporton Express.

Në korrikun e vitit të kaluar, Avdija kishte kërcënuar Lekajn me heqje koke pasi ky i fundit kishte uruar festën e Fitër Bajramit në Facebook.

Avdija ishte pjesë e ISIS-it. Në një nga fotografitë e realizuara në ‘hapësirat e luftës’, në shoqërinë e tij shihet edhe Fitim Lladrovci, i cili është në burg në Kosovë.

Ndërkohë, i shpejtë ka qenë reagimi i ushtrisë irakiane, pasi 24 orë më parë pas një sulmi ajror raportohet të jenë vrarë të paktën 45 militantë të ISIS-it.