.
×

Vrasja e Aulon Zekës, deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit



 

Dy të miturit e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, nuk e kanë pranuar fajësinë në seancën fillestare, e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur avokati mbrojtës, Gjuran Dema.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me përfaqësuesin e palës së dëmtuar, avokatin Skender Musa.

“Familja e të ndjerit Aulon Zeka, presin proces të drejtë dhe të paanshëm”, tha Musa.

Ky proces gjyqësor po zhvillohet me dyer te mbyllura, derisa bëhet e ditur se seanca e radhës është caktuar më 29 dhjetor.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator në Prishtinë.

Dy persona ngarkohen për vrasjen e Aulon Zekës, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepre penale.