.
×

Voton ish Presidentja Atifete Jahjaga



Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se sapo ka votuar. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

“Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”, ka shkruar Jahjaga.