.
×

“Voton” Halil Kastrati, ja kë e zgjedh ai ndërmjet Kadri Veselit dhe Albin Kurtit?



Humanisti i njohur, hoxha Halil Kastrati është figurë shumë e njohur popullore për shkak të aktiviteteve të tij bamirëse përmes shoqatës “Jetimët e Ballkanit”.

Ishte spekuluar shumë se Halil Kastrati po aderon në PDK apo në AKR, madje ishte parë në shumë aktivitete me Kadri Veselin duke rritur dyshimet se humanisti do t’i futet politikës, shkruan Ballkani.info.

Në një sontazh në faqen e T7 në Facebook, Halil Kastrati ka votuar.

Kadri Veseli apo Albini Kurti? Në mes tyre Kastrati ka zgjedhur Albin Kurtin.

Para disa javësh Kastrati publikisht deklaroi se nuk do të bëhet pjesë e politikës sepse dëshiron të angazhohet tek shoqata “Jetimët e Ballkanit”.