.
×

Votimi në Istog, vetëm 85 votues jashtë Kosovës dërguan dëshmi



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar.

 

Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës 16 korrik-23 gusht, që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në regjistrin qendror civil.

 

 

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.

 

Foto: Arkiv