.
×

Vogel: Grenell i la në hije Merkelin e BE-në me marrëveshjen ajrore Prishtinë-Beograd



Analisti dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me politikën e jashtme, Toby Vogel, ka komentuar aktivitetin e shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Vogel, arritje e marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë-Begorad që u ndërmjetësua nga Përfaqësuesi Special i SHBA’së, Richard Grenell e ka lënë në hije Bashkimin Evropian dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Anëtari i Democratic Policy Council thotë se dështimi i Bashkimit Evropian në raport me dialogun Kosovë-Serbi i ka hapur rrugën presidentit amerikan, Donald Trump, për të deklaruar suksesin në arritjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

Këto komente të Vogel vijnë pas vizitës tre ditore të Richard Grenell në Prishtinë e Beograd.