[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vlora Çitaku: Politikanë nga Serbia tentojnë ta përvetësojnë figurën e Skënderbeut



Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se ka diçka patologjike në mënyrën se si gazetarë dhe politikanë nga Serbia i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth.“Një përkujtim i imi në rrjetin Twitter për Skënderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe.

Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit”.

“Thënë shkurt, mesjeta nuk është vetëm koncept kohor. Është edhe mënyrë e të menduarit. Dikush ka mbetur ende aty”.

Çitaku tutje shton se ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë veriorë i trajtojnë vendet që i kanë përreth.

Ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë verior i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth. Një…

Publiée par Vlora Citaku sur Jeudi 23 janvier 2020

Menu Title