[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vlora Çitaku: Haradinaj po përndiqet nga Serbia, ai do të lirohet shpejtë



Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e Ramush Haradinajt. Ajo thotë se lirimi i tij është dashur të ndodhë edhe më herët.  Kjo qe po ndodhë me ish kryeministrin e Kosovës, nuk është drejtësi ka thënë Çitaku.

“Kjo është përndjekje dhe ky është një akt dëshpërues i Serbisë të kthej historinë prapa. Serbia ka pasur akuza të ngjashme EDHE ndaj liderëve perëndimor. Ne nuk kemi dyshime se ky proces se shpejti do të përfundoj dhe Haradinaj doi të kthehet në Kosovë ku e ka vendin”, ka thënë Çitaku, transmeton ‘Indeksonline’.

UÇK, sipas saj, nuk ka qenë organizate terroriste.  Sipas ambasadores, UCK është lëvizja me e suksesshme çlirimtare në epokën e fundit. Kosova, sipas saj përballet me provokime të vazhdueshme për të destabiluzar vendin.

Ajo ka përmendur murin dhe trenin si provokime të shtetit serb duke shtuar se këto lojëra duhet të marrin fund./

Menu Title