[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vllasi: Askush s’do të mund të ma mbyllë gojën, kurrë



Avokati Azem Vllasi ka thënë se pas plagosjes së tij ka pranuar telefonata të ndryshme edhe nga krerët shtetëror për të parë rreth gjendjes së tij shëndetësore.

baneri-2015

Vllasi në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se u telefonua nga Presidenti dhe Kryeministri teksa shtoi se nuk ka nevojë për të qenë pjesë e pushtetit.

”Të gjithë krerët më janë lajmëruar, më kanë thirr edhe Presidenti edhe Kryeministri të gjithë janë interesuar”.

”S’kam funksione politike tash e 30 vjet, as s’kam dorë në pushtet, nuk kam dëshirë e as s’kam nevojë për të qenë në pushtet”.

Ai po ashtu deklaroi se edhe pas rastit të plagosjes së tij nga dorasi Murat Jashari, mendimet dhe opinionet e tij do të vazhdojë t’i jap sepse janë në interes të shtetit e që sipas tij askush s’do të mund t’i mbyllin gojën, njofton Klan Kosova.

”Me ma mbyll gojën dikush mua nuk mundet. Mendimet e mia i shprehi lirshëm. Opinionet e mia që i kam treguar në mënyra të ndryshme, janë në të mirën e këtij kombi”.

”Nuk kam në mendje opinione apo shprehje që dalin e veprojnë kundër interesave të shtetit tonë”.

”Në këtë moshën që kam me më dërguar dikund jashtë e me më orfuar villa e gjëra të tilla, mua smë kënaq sikurse Kosova” ka përfunduar Vllasi, në Info Magazine, njofton Klan Kosova.

 

 

Menu Title