Botapress, 17 Janar – Një fotografi ku duken së bashku U.D. Presidentja Vjosa Osmani dhe lideri i VV-së Albin Kurti si dhe këshilltari i Presidentes, Faton Peci, në të cilën duket një shishe e plastikës e ujit e rrëzuar, ka qenë shkas i komentimeve humoristike në rrjetet sociale, shkruan Botapress.
Se kush e ka pirë ujin dhe kush e ka rrëzuar këtë shishe të zbraztë të ujit nuk dihet por fakti se ajo gjendet e rrëzuar në tavolinë fare pranë Vjosa Osmanit, u ka dhënë shkas komentuesve që të komentojne edhe me këto fjalë këtë foto:
Kur te kapin emocionet para liderit, si me brryll i rrezon gotat ne tavoline 🤪