[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjosa Osmanit i ndalohet hyrja në Serbi, pas kërcënimeve të Sheshelit



 

Përkundër ftesës nga Nenad Canak, Kryetar i Komisionit per Integrime Evropiane ne Kuvendin e Serbisë, kryetarja e Kuvendit të Serbisë e ka tërhequr ftesën që i ishte drejtuar Vjosa Osmanit, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Kosovës.

Tërheqja e ftesës vjen pas kërcënimeve të Sheshelit se duhet t’i parandalohet Osmanit hyrja në Kuvendin e Serbisë si dhe paralajmërimeve të Kryetares së Kuvendit serb se ajo do t’a braktisë konferencën nëse në të lejohet të marrë pjesë Osmani, raportojnë mediat serbe.

Nenad Canak, Kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Serbisë, kishte ftuar Vjosa Osmanin të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Serbisë për të diskutuar për integrimet evropiane. Por, pas vërejtjeve të Sheshelit, Kryetarja e Kuvendit Gojlovic kishte thënë se nuk mund të ftohen përfaqësuesit e të ashtuquajturave shtete që nuk i njeh Serbia. Rrjedhimisht, kishte anuluar ftesën per Osmanin.

 

Menu Title