.
×

Vjosa Osmani zbulon detaje dhe planin rreth skandalit me fotografinë e Flora Brovinës



Botapress 17 Maj- Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se skandali i fotografisë i ka bërë dëm Kosovës dhe nuk mund të mbulohet me konferenca për shtyp.

Ajo tregon se pak orë pas publikimit të fotografisë, jo rastësisht ju dhanë emra personave në foto, ju hapën atyre profile në FB, ju përcaktuan vendbanime, etj, e sipas Osmanit, ky ishte një plan mirë i organizuar.

Osmani tutje i ka renditur krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Skandali i mbrëmshëm me fotografinë i ka bërë dëm të pariparueshëm Kosovës dhe nuk mund të mbulohet me asnjë konferencë për shtyp. Institucionet e sigurisë duhet të jepin përgjigje rreth komplotit që u tentua ti bëhej dje shtetit të Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një gabim i pafajshëm. Ishte nje plan që si duket kishte për qëllim të destabilizonte vendin tonë. Jo rastësisht, brenda pak orësh, u publikua foto (e cila kinse paska qenë aty që nga v.2003), ju dhanë emra personave në foto, ju hapën atyre profile në FB, ju përcaktuan vendbanime, etj etj). Kjo dëshmonte për një plan të organizuar mirë.

Turpi le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që shndërruan ditën e djeshme nga një ditë e dedikuar për viktimat, në një ditë të protagonizmit politik e skandaleve të turpshme.

Por, një gjë është e sigurtë: as Serbia e as një grup politikanësh të papërgjegjshëm nuk mund ta mbulojnë e ndryshojnë të vërtetën rreth Kosovës. Ajo u shpërfaq para syve të tërë botës, në format më makabre të veprimeve gjenocidale të shtetit serb. E vërteta është se:

– Në Kosovë u vranë mbi 13 mijë civilë shqiptarë

– Në Kosovë u vranë e u masakruan barbarisht afër 1400 fëmijë e foshnje,

– Në Kosovë u dh**uan rreth 20 mijë gra,

– Në Kosovë u dogjën e shkatërruan mbi 128 mijë shtëpi,

– Në Kosovë u dëbuan nga shtepitë rreth 1 milion shqiptarë, më shumë se gjysma e popullsisë;

– Në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Asnjë fotografi, asnjë komplot, e asnjë politikan i papërgjegjshëm nuk do të arrijë kurrë të mbulojë e shtrembëroje të vërtetën