.
×

Vjosa Osmani takon një delegacion të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë



Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, përcjell Gazeta Blic.Në këtë delegacion, i udhëhequr nga Niels Engelschion, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Evropiane, është diskutuar rreth rolit dhe ndihmës së Norvegjisë në procese politike dhe në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Osmani ka thënë se në takim e ka riktheksuar qëndrimin tonë rreth dialogut me Serbinë dhe procesin e integrimit evropian dhe falenderova Norvegjinë për mbështetjen jashtëzakonisht të madhe ndaj Kosovës.

“Në Kuvendin e Kosovës prita delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, udhëhequr nga z. Niels Engelschion, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Evropiane. Diskutuam rreth rolit dhe ndihmës së Norvegjisë në procese politike dhe në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Ritheksova qëndrimin tonë rreth dialogut me Serbinë dhe procesin e integrimit evropian dhe falenderova Norvegjinë për mbështetjen jashtëzakonisht të madhe ndaj Kosovës”.