.
×

Vjosa Osmani takohet me ambasadorin Koinuma



Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovë, Kiyoshi Koinuma, të cilin e ka njoftuar me ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Osmani tha se prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jenë zhvillimi ekonomik, stabiliteti në vend, reforma në rend dhe ligj si dhe investimi në qytetarët e Kosovës përmes reformave në arsim dhe shëndetësi.Ndërsa, ambasadori Koinuma uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë të forcojë marrëdhëniet me Kosovën dhe Ballkanin si vazhdimësi e marrëdhënieve të fuqishme që ka Japonia me Bashkimin Evropian.