.
×

Vjosa Osmani: Sonte nuk mund të shpallet fituesi, fitore e madhe e opozitës



Botapress, 6 Tetor-Mandatarja e LDK-së për Kryeministre Vjosa Osmani, është paraqitur në një konferencë për media pak kohë para përfundimit të rezultatit preliminar të nxjerrur nga KQZ-ja.

Osmani, ka deklaruar se sonte nuk mund të shpallet fituesi i zgjedhjes. Ajo ka theksuar se rezultati zgjdhor është fitore e madhe e opozitës, duke aluduar edhe në votat e VV-së.

“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës. Dua të falënderoj në veçanti përkrahësit e LDK-së për mbështetjen e madhe e që na dhanë mundësinë që për vetëm një muaj ta ngrisim partinë tonë e ta rikthejmë fuqishëm.

Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket”, ka deklaruar ajo. “Natyrisht që do të presim rezultatin final, sepse siç e keni parë dallimi ishte herë te ne herë te na.

Dallimi tani është 0.7 për qind dhe është i domosdoshëm numërimi i votave me kusht dhe mërgatës që mund ta bëjnë dallimin. Në fund do të respektojmë në tërësi vullnetin e sovranit”, ka thënë ajo.