[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjosa Osmani nuk ia jep fjalën kryeministrit Avdullah Hoti



Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, nuk i ka dhënë fjalën sot në seancën e Kuvendit kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit. Pas mbarimit të fjalës nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, fjalën e kërkoi duke e ngritur dorën kryeministri Avdullah Hoti.

Mirëpo, Vjosa Osmani nuk i dha fjalën kryeministrit Hoti, por fillimisht ftoi deputeten e VV’së, Mimoza Kusari-Lila, e pastaj e ngatërruar ftoi Teuta Haxhiun e AAK’së.

Nuk dihet nëse Osmani e ka parë se Hoti ka kërkuar fjalën duke e ngritur dorën që të flet para deputetëve, mirëpo ky i fundit nuk doli në foltore.

Pamjet e këtij momenti janë më poshtë.

VIDEO

Menu Title