[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjosa Osmani: Nuk do t’i fali kurrë fyerjet çnjerëzore që me kanë bërë zyrtarët e LDK-së



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka folur për qasjes e saj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin Pressing , Osmani ka thënë se nga data 25 Mars e kanë fyer siç thotë ajo njerëzit e shtëpis time, shkruan Botapress.info

Nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani thotë se mund t’i pranojë sulmet politike nga ana e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës por jo edhe fyerjet çnjerëzore dhe ‘thikat pas shpine’ që thotë se i janë bërë asaj, shkruan Botapress.info

Osmani thotë se ka tentuar ruajtjen e koalicionit me VV’në për shkak të premtimeve që u kishin bërë qytetarëve.

“Për mua është e pakonceptueshme gjërat që më thuhen dhe më thuhen madje edhe nga anëtar të kryesisë së LDK’së dhe Këshillit të Përgjithshëm”, tregon Osmani në Pressing.

Sipas saj fyerjet e tilla janë publike. “Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë”, shton ajo. “Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, thotë Osmani.

Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj, si kandidate e LDK’së për kryeministre, shkruan Botapress.info “Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, tha ajo.

 

 

Menu Title