.
×

Vjosa Osmani kujton Presidentin amerikan Roosvelt në Ditën Ndërkombëtare e Përdoruesve të karrocës

Kryekuvendarja e Kosoves Vjosa Osmani ka marre pjese ne manifestimin e personave ne karroce. Ajo bashke me kryeministrin Kurti e shoqeruar me dy vajzat e saj binjake ka defiluar ne Sheshin Nena Tereze ne Prishtine, shkruan Botapress.

Kryetarja e Kyvendit Vjosa Osmani me pas ka shperndare kete postim ne Facebook te shoqeruar me disa fotografi:
Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të karrocës

“Gjëja e vetme nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika”. Me këto fjalë i ishte drejtuar popullit të tij, presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt.

Në kulmin e karrierës së tij politike, presidenti Roosvelt do të diagnostifikohej me një sëmundje, e cila do ta mbante në karrocë deri në fund të jetës së tij. Shumë kush i kishte thënë se karriera e tij politike kishte marrë fund.

Por, presidenti Roosvelt mendonte ndryshe; ai do të gjente një vendosmëri të çeliktë për të vazhduar para. Për presidentin amerikan, sëmundja e cila e la të palëvizshëm ishte veç sprovë ndër zjarr, e cila do ta testonte karakterin e tij për sfidat që do t’i vinin më vonë. Disa vite më vonë, pas tejkalimit të mijëra vështirësive, ai do të zgjedhej President i ShBA-ve dhe do mbetej në histori si një ndër presidentët më të suksesshëm.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, e sollëm shembullin e presidentit Franklin Roosevelt si frymëzim për ta mundur frikën.

Ne s’mund të zgjedhim se çfarë sfida na sjellë jeta, por ne zgjedhim se si t’u çasemi atyre; me frikë ndaluese, apo me shpresë rrezatuese.