.
×

Vjosa Osmani: Korrupsionin do ta luftojë kryeministrja e jo kryeministri



Në Hotelin Golden Imperial në Prishtinë është mbledhur  Vjosa Osmani me forumin e gruas, aty u bashkuan qindra gra në mbeshtetjen e Osmanit duke e përkrahur si gruan e parë për poziten e kryeministrës, shkruan Botapress.info

Vjosa është deputete e Kuvendit të Kosovës tash e tri mandate. Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës.

Doris Pack ishte e pranishme në këtë takim, ku e mbeshteti fuqishëm Osmanin duke thënë se Vjosa e meriton të bëhët gruja e pare si kryeministre e Kosovës, pasi ajo e dëshmoi me punë dhe përkushtim se duhët votuar.

Vjosa Osmani ka marrur fjalën ku ju drejtuar Pack duke e falenderuar që ka besuar në Ibrahim Rugovën dhe në gjithë LDK-në.

Osmani tha se “ Burrëri quhët të mendosh për shtetin e familjën, edukimin e fëmijëve dhe të besosh e të punosh për barazi ashtu siç punon LDK-ja. Ne kemi në qendër familjën me qëllim që vendit ti japim një familje të shëndosh. E kemi parasysh sundimin e ligjit që secili të jetë i barabartë para ligjit. Një person e ka ndërmend ta luftojë korrupsionin dhe është kryeministre dhe jo kryeminister, nuk jam unë në këtë betejë por jemi ne” tha Vjosa Osmani, shkruan Botapress.info

Fjalën e mori edhe kryetarja e forumit të gruas nga LDKl-ja Lirije Kajtazi e cila i dha mbeshtetjën e forumit për Vjosën kryeministre.