.
×

Vjosa Osmani: Kjo nuk është thjeshtë garë për Kryetar të LDK’së, është garë për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës



Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing ka folur për zgjedhjet e partisë, ku ajo përmendet si kandidate e mundshme për të marrë kreun e LDK’së. ]Osmani ka thënë se kush do të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike, do të jetë kryeministër i ardhshëm, e bindur se partia e saj do t’i fitojë zgjedhjet.

“Kjo nuk është thjeshtë garë për Kryetar të LDK’së, është garë për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, ka thënë deputetja e LDK’së në Pressing. Me këtë Osmani ka treguar se sa të rëndësishme do ta kenë pretendentët për kryetar të arrijnë qëllimin e tyre për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Osmani thotë se gara për kryetar të LDK’së është e rëndësishme ‘sepse po bëhen në partinë më të madhe në vend’.