[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjosa Osmani: Ja pse nuk e kam takuar deri më tash kryetarin Isa Mustafa? (Video)



 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë së saj.

Osmani është pyetur në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, nëse Mustafa ka rimarrë udhëheqjen e LDK’së, pas kthimit në Kosovë nga Gjermania, ku qëndroi disa muaj për trajtim mjekësor.

 

“Nuk e ka lëshuar kurrë – de fakto”, është shprehur Osmani.

 

“Për secilën çështje politike, për secilën sfidë që kemi kaluar nga janari deri tani, ka pasur konsultime me kryetarin”, ka treguar deputetja e LDK’së në T7.

 

Mustafa ka qenë i informuar vazhdimisht edhe për punët për demarkacionin, ka zbuluar Osmani, raporton Gazeta Express.

“Mustafa është konsultuar vazhdimisht. Kemi qenë bashkë në zyrë me z. Hoti, dhe deputetë të tjerë, kur Mustafa është informuar. Nuk ka imponuar qëndrim”, ka thënë ajo.

 

“Askush nga partia nuk ka bërë asnjë presion, as për votën e deputetëve”, ka theksuar Osmani.

 

Osmani është pyetur edhe për takimet që zyrtarë të partisë kanë zhvilluar me Mustafën, në shtëpinë e tij, në Prishtinë.

 

“Dy nënkryetarët kanë qenë… zoti Avdullah Hoti, i cili ka diskutuar për të gjitha çështjet që e kemi porositur të diskutohen”, ka thënë Osmani.

 

“Zoti Hoti ia ka përcjellë shqetësimet tona për disa prej çështjeve, si platforma për dialogun Kosovë-Serbi”, ka theksuar ajo.

Osmani ka thënë se beson se duhet të respektohet privatësia e Mustafës dhe nevoja e tij për t’u rehabilituar, dhe kjo është arsyeja kryesore pse s’e ka takuar atë.

 

PER VIDEO KLIKO KETU 

Menu Title