.
×

Vjosa Osmani do ta marrë këtë pozitë, në koalicionin VV- LDK?!



Botapress 23 Tetor – Kandidatja për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para vetes ka disa opsione se cilët pozitë shtetërore ta marrë nën drejtim.Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se Osmani ka dy opsione serioze para vetes.“Opsioni i parë është që ajo të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm, ose postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim brenda LDK-së.

Sipas këtij burimi, Osmani me gjasë pritet të përcaktohet për postin e kryetarit të Kuvendit.“Edhe pse ende nuk është përcaktuar saktësisht se cilën pozitë do ta marrë pas arritjes së koalicionit LDK- VV, sipas të gjitha gjasave do të përcaktohet për postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim i Gazeta Blic.Sipas këtij burimi, posti i ministrit të jashtëm shihet si më i vështirë, duke pasur parasysh edhe fushatën e egër që po e bën Serbia, në raport me shtetin e Kosovës dhe për shkak të kompleksitetit që ka politika e jashtme, prandaj shton ky burim, Osmani mund të përcaktohet për postin e kryekuvendarit.

Ndërkaq, Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka raportuar se në LDK janë katër emra që po përmenden për poste ministrash.Tre prej tyre e kanë mbështetjen e Isa Mustafës, e ata janë: Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami.

Si ministër i kabinetit qeveritar brenda LDK-së po lakohet edhe emri i Kujtim Shalës, i cili në Listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit ishte renditur i dyti.Nga LDK nuk kanë dashur të flasin për emrat e mundshëm si ministra nga kjo parti në qeverinë Kurti.Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të takohen grupet punuese të LDK-së dhe të Vetëvendosjes, për harmonizimin e programit qeverisës.Në anën tjetër, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për media ka thënë se pret që postin e shefit të qeverisë ta marrë në fillim të muajit nëntor.Albin Kurit tha se me LDK-në janë marrë vash se qeveria e re do ketë 12 ministri, dhe se pret sa më parë në nëntor ta marrë edhe zyrtarisht postin e Kryeministrit.