.
×

Vjollca Aliu: Magjia e kitares



Gishtërinjtë shqetësojnë telat e kitares

dhe dhembje e bukur derdhet
për ta ngushëlluar pritjen.
Vringëllimë gishtërinjësh në tela,
por kënga është e shurdhër për ATË.
Çfarë është ai zë në plagët e bulëzave,
në plagët e kësaj nate,
në këtë qytet plot zjarr ëndrre?
Kitara e ngushëllonte pritjen
e kënga në natën e nxehtë
e gjunjëzonte errësirën
që zemra të gurëzojë.
Kitara lëshon zë,
zemra mbushet me lëmsh ndjenjash
e hëna shikon me sy të turbullt.
Në mëngjes kitara rri e heshtur,
ndërsa zogjët cicërojnë
sikur të mos kishte ndodhur asgjë.