.
×

Vjollca Aliu: Dyshimi



Ankthi sonte më ka kapluar,
lotët shkojnë si rrëke lumi,
por unë s’do të përlotë vargjet e as mendimet.
Nga t’ia nisi,
ku të shkoj?

Sonte s’mund të shkruaj asgjë.
Vetëm shikimi i lules para syve më rri,
vetëm hija e saj dhe buzëqeshja pas më vijnë.

Kudo që shkoj me të jam,
vetëm nuk më lë,
me mua është, por me të s’jam.
Si është e mundur kjo?

Mendimet, dyshimet më janë bërë halë në sy.
Mos ke ngurrim e as dyshim!
Ngutu, shpejto se kohë tjetër nuk ka.
Dyshimet tuaja s’mund t’i duroj unë
dhe askush tjetër.

Në zemër gërmihë dyshimi
sikur numrat telefonin,
në fshat ty të ndriçon hëna,
ndërsa mua këtu në qytet
edhe dielli më bënë errësirë.