.
×

Vjenë: Miting proteste kundër ndalimit të Ramush Haredinajt



Hazir Mehmeti, Vjenë
Në sheshin e njohur të Vjenës Schwarzenbergplatz,, para Ambasadës së Francës, u protestua nga mërgimtarët shqiptarë kundër arrestimit të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.  Morën pjesë bashke mërgimtarë nga Graci, Linci, St.Pölteni e Vjena duke shprehur mllefin për arrestimin e  padrejtë të RamushHaradinaj, njëri ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e Kosovës dhe tani kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nismëtare dhe organizatore ishte dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Austri në emër të së cilës fjalë rasti mbajti SaliTolaj: “ Është e padrejtë arrestimi i Komandantit, ish kryeministrit dhe kryetarit të Aleancës për ardhmërinë e Kosovë z.Ramush Haradinaj, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Serbia, ajo që bëri gjenocid mbi popullin shqiptarë, është i papranueshëm, i pakuptimtë dhe një fyerje ndaj një kombi. Kërkojmë nga autoritetet franceze që menjëherë ta liroj”

Tubimi u drejtua nga veprimtari XhevatBalaj, i cili lexoi kërkesat e mitingut protestues. “ Kërkojmë nga autoritet franceze që të lirohet menjëherë kryetari Ramush Haradinaj. Ndalesa e tij është e pakuptimtë pasi z. Haradinaj u shpall dy herë i pafajshëm nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës. Po ashtu, kërkojmë nga Institucionet e Kosovës të ndërpresin urgjentisht bisedimet me Serbinë deri në heqjen e të gjitha fletë-arresteve të lëshuar nga shteti serb”. Fjalë proteste mbajtën shumë përfaqësues shoqatash: Argëtim Hani; Valdrin Morina, Lobi Euroatlanti; BukurijeLajqi, Rugovë; Enver Shala, Hazir Mehmeti.

Protestuesit mbanin në duar portrete të RamushHaradinajt dhe pllakatet: “Ramushi është Kosova”, “Haradinaj ist Kosovo”, “Je suis- Haradinaj”,” Haradinaj est le Kosova”,  “Krenohemi me veprën tuaj, RamushHaradinaj”. Delegacioni nga Xhevat Balaj dhe Sali Tolaj, përfaqësues të mitingut i dërgoi një protestë Ambasadës franceze ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i RamushHaradinajt. Gjithashtu shprehet mllefi në organet franceze që manipulohen me fletë arreste qesharake nga Serbia.
Rreth ndalimit të RamushHaradinajtnë Francë shkruan dhe shtypi në gjuhën gjermane. Analistë të caktuar arrestimin e shohin si para pengesë në pjesëmarrjen e tij në promovimin e presidentit amerikan Trampf si i ftuar direkt prej tij dhe si përfaqësuese i së djathtës në Kosovë (Frankfurterallgemeine), apo si qëndrim i ri  karshi Kosovës nga një pjesë e Evropës ku Franca është shembull i tillë në raport me rrethanat e krijuar në Ballkan.

 

Pjesëmarrësit e mitingut shpërndanë në kohën e përcaktuar pa shkaktuar asnjë incident apo parregullsi.  Protestat do vazhdojnë nëse nuk lirohet RamushHaradinaj nga autoritetet franceze.