.
×

Vjena, qendra e xhihadistëve boshnjak



Ish anëtari i shërbimit të inteligjencës amerikane në kuadër të NSA, John Shindler, ka thënë se Vjena është vend i rëndësishëm për terroristët e “Shtetit Islamik”.Ai ka shtuar se kryeqyteti austriak është qendra e grupeve radikale salafiste të Bosnje Hercegovinës.Shindler, i cili për vite të tëra ka qenë përgjegjës në NSA (Agjencia e Sigurisë Kombëtare) për Evropën Juglindore, i ka thënë gazetaës ditore, “Oesterreich” se shumica e xhihadistëve që jetojnë në Austri kanë origjinë nga Çeçenia, Turqia dhe “para së gjithash nga Bosnja”.Shumica e tyre janë të rinj që janë lindur në Austri, apo që si fëmijë kanë shkuar në këtë shtet, mirëpo në mesin e tyre ka edhe të konvertuar.Ai ka shtuar se momentalisht janë 160 banorë të Austrisë që po luftojnë apo kanë luftuar përkrah “Shtetit Islamik” në Siri, organizatë kjo që sipas Shindler, ka edhe qindra përkrahës në Austri.Rekrutimi, gjithmonë sipas ish pjesëtarit të inteligjencës amerikane, po bëhet përmes internetit.