.
×

Vjen lajmi i keq për vizat



Botapress 3 Dhjetor – Artan Murati nga KDI ka thënë se sapo është konfirmuar se heqja e vizave për Kosovën nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave as këtë vit. Murati ka bërë të ditur që çështja e vizave për Kosovën rrezikon të shtyhet edhe pas vitit 2019.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të tij: Lajme të këqija prej Austrisë: konfirmohet e pritura, nuk jemi pjesë e agjendës së Këshillit (të Ministrave) për çështjen e liberalizimit. Kjo me gjasë do të na e humbë edhe vitin 2019, pa pasur mundësi të lëvizim lirshëm në zonën Schengen.

Mrekullia mund të ndodhe, me ndonjë lëvizje në çastet e fundit ne agjende. Gjasat për këtë lëvizje janë 0.001%. BE-ja e ka humbur busullën me Ballkanin. Është krejtësisht e ç’orientuar dhe pa strategji konkrete. Edhe institucionet tona, që nga 2010 e deri me tani, me shume kane bere politike elektorale me liberalizim sesa punë konkrete. Ky është rezultati, qytetaret e mbyllur në disa km2.