[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjen edhe një lajm i madh, Kosova fiton 3 medalje në Grand Slam Abu Dabi



Sukseset e gjudisteve kosovare nuk kanë të ndalur. Pas disa fitoreve dhe medaljeve, vijnë edhe 3 medalje tjera nga kampionati ndërkombëtar Grand Slam që po mbahet në Abu Dabi, njofton Botapress.

Lajmin për fitore e ka bërë të ditur vetë trajneri i përfqësueses së Kosovës në xhudo Driton Kuka. Në një postim të tij në Facebook, Kuka ka shkruar:
Grand Slam Abu Dabi. Tri medalje një e artë e dy të argjendta! Nora sot ishte e paparë! Majlinda u rikthye fuqishëm!
U lëndua në luftën çerekfinale dhe në finale gjakderdhja e tepërt detyroj mjekun ta ndërpres luftën vendim të cilin e përkraha edhe unë.

Lëndimi sështë serioz përveç gjakderdhjes që slejoj të vazhdohet finalja. Distria sot ishte si në ditët e saja më të mira. Hera e parë Kosova nga një Grand Slam që fiton tri medalje. Akili neser garon dhe shpresojmë në performansë të mirë. Nora 1000 Pikë kurse Majlinda e Distria nga 700 Pikë Olimpike!/BP

Menu Title