[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Viti i ri akademi fillon 1 tetor, ligjëratat do të mbahen online



Studentët e vitit të parë nuk do të fillojë ligjëratat për shkak që akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.Më 1 tetor do të fillojë viti i ri akademik në universitetin më të madh publik.Studentët e vitit të parë në Universitetin e Prishtinës, pritet të fillojnë studimet më vonë për shkak se akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.

Megjithatë objektet e fakulteteve do të qëndrojnë të zbrazëta.Kjo pasi që ligjëratat priten të mbahen edhe tani virtualisht.

Ndonëse ka vonesa për shkak të procesit të regjistrimit, Bytyqi thotë që edhe studentët e vitit të parë pritet që të fillojnë ligjëratat pjesën e dytë të tetorit.

E përgatitjet për të filluar vitin e ri akademik kanë përfunduar në Fakultetin Juridik.Dekani i këtij fakulteti po thotë që kjo mënyrë e mbajtjes së ligjëratave ka qenë mjaft e përshtatshme për studentët e mësimdhënësit.Sipas Gashit, për studentët e vitit të parë, zgjidhja më e mirë është nëse zgjatet semestri, në mënyrë që të kompensohen ligjëratat e humbura.Që nga fillimi i pandemisë, në Universitetin e Prishtinës të gjitha ligjëratat janë mbajtur virtualisht, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Menu Title