.
×

Viti 2014, një vit i mbrapsht !    



Florim Zeqa

Ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri ? Këto pyetje janë bërë si refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë të sëcili njeri i vendit tonë.

Në kapërcimin kohor, nga një vit në tjetrin, secili në mënyrën e vet bënë analizën e fundvitit, për sukseset dhe dështimet, gëzimet dhe hidhërimet.

Sa do që përpiqemi t’i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika.

Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha! Ka arsye të shumta për t’u ndier keq; ishte ky një vit i bllkoadave të gjata dhe gëlltitjeve politike, që si përfundim sollën kombinimin më të keq për të ardhmën politike dhe zhvillimore të vendit.

Vetë mbrendia e jonë na thotë së diçka s’është në rregull. Ecja përpara e vendit është mjegulluar skajshmërisht shkaku i dukurive të shumta negative.

Dallimi në mes politikajve të pasur e qytetarëve të varfër është rritur skajshmërisht. Janë tavolinat e të pasurve, të mbingarkuara më dollitë e vitit të ri ,në anën tjetër ato gjysëm të zbrazura dhe të zbrazura të qytetarëve të varfër,…janë shtëpitë e boshatisura të bashkombasve tonë që nuk mundën t’i rezistojnë varfërisë dhe denigrimit social të këtij fundviti !

Hyrja në vitin që po e lëmë pas ishte e furishme dhe plotë shpresa për qytetarët e vendit. Entuziazmi që sollën zgjedhjet lokale me ndryshimin pozitiv në shumicën e komunave të Kosovës, vazhdoj me përgaditjet për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.

Atë që prisnim dhe dëshironim nga zgjedhjet e 8 qershorit nuk erdhi. Gjysma e dytë e vitit që po e lëmë mbrapa, vazhdoj me bllokada dhe postbllokada politike të liderëve partiak, e përcjellur me pritjen e gjatë në heshtje të popullatës.

Duhet të kthjellëmi nga agonia e pritjes së gjatë,…për të gjetur rrugën e ecjës përpara, për të gjetur zgjidhjën e mijëra problemeve. Kjo arrihet vetëm përmes ndryshimeve reale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan politik, si mjet për arritjën e qëllimit të mbajtjës apo marrjës së pushtetit siq ndodhi këtyre viteve të paspavarësisë në Kosovë.

Heshtja e popullit ndër vite është akumulim i paknaqësive të shumta, i zhgënjimeve dhe thyerjeve shpirtërore.

Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, siq duket durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.

Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë” siq thot populli , dikujtë i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shëndrrua në ferr për qytetarët !

Shpërthimi i “bombës” sociale në Kosovë është duke numëruar orët e fundit !

Levizjet politike të fundvitit, në vend të ndryshimit sollën vazhdimin e “staus quos”, apo më mirë të themi vazhdimin e së keqës së madhe !

Rinia e sotme kosovare e ka të vështirë të gjëjë motivimin për jetë në atdheun e vet,…përfundimi i studimeve i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.

Mirëpo, ne gjeneratat që kemi përjetuar kohërat edhe më të vështira, duhet t’u tregojmë të rinjëve se nuk duhet dorëzuar para të keqës,…me vullnet dhe dashuri njerëzore, me unitet, me bashkim të forcave intelektuale dhe fizike të popullit është i mundur të arrihet ndryshimi  pozitiv, i nevojshëm për të ndërruar kursin e politikës aktuale, kalimin nga filozofia e pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin.

Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2015-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfërisa do të braktisin vendlindjet e tyre !

Nuk mjaftojnë vetëm lutjet për të shuar dëshprimin dhe varfërinë, për t’i dhënë fund ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët.

“Të gjithë bashk kundër të keqës”, ky duhet të jetë sllogani i fuqishëm i bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

Kjo është mundur me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit ashtu siq e kishim në vitet e krenarisë kombëtare (viteve të ’90-ta).

Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikave të papërgjegjshme të grupeve të interesit, të mos bëhemi skllevër të kusarëve politik, të atyre që 15 vjet rresht rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.

Largimi nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellonë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shtonë orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shtetërore.

Megjithatë, kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë një vit të mbrapsht dhe të shëmtuar politik,…GËZUAR.

Zoti e bekoftë vullnetin e qytetarëve të vendit tim !

P.S.  Gëzuar vitin e Ri 2015-të, të gjithë bashkpunëtorëve e lexuesve të Bota press, qoftë ky një vit i mbarë e i suksesshëm për të gjithë shqiptarët.